Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kovaçki: Fitorja e Arkin Jahijit në Bërvenicë, erdhi falë votave të njerëzve nga jashtë
Ballina

Kovaçki: Fitorja e Arkin Jahijit në Bërvenicë, erdhi falë votave të njerëzve nga jashtë

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, i ka uruar fitoren kandidatit të BDI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahijit, duke theksuar se diferenca me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, është rreth 200 vota.

Kovaçki pretendoi se fitorja e Jahijit u mundësua nga votat e njerëzve që nuk jetojnë në Bërvenicë, por që, sipas tij, erdhën nga jashtë dhe votuan për kandidatin e BDI-së.

“Arritën të sjellin shumë njerëz nga jashtë, të cilët nuk jetojnë këtu, por jashtë kufijve të kësaj komune, megjithatë votuan për kandidatin e BDI-së”, deklaroi Kovaçki.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts