Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare
Ballina

VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare

VLEN dhe Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e nxorën nga sirtarët një çështje të lënë pas dore për 35 vjet, duke hapur rrugën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, thonë nga VLEN.

Modeli i propozuar nga Shasivari tashmë është në procedurë për vlerësim nga Komisioni i Venecias. Por, nisma ka nxitur reagime të ashpra nga Levica, e cila kërkon tërheqjen e saj, ndërsa BDI thotë se sa të ketë frymë do ta ndal provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Paradoksi politik është se Levica dhe BDI gjenden në të njëjtën vijë kundërshtimi ndaj provimit të jurisprudencës në shqip.
Levica e sulmon Mickoskin me pretendimin se është gjunjëzuar para Shasivarit dhe se po hap derën për dygjuhësi në drejtësi. Ndërkohë, Shasivari kërkon që debati të marrë përgjigje përmes ekspertizës juridike ndërkombëtare dhe evropiane.

Shasivari e hapi çështjen që të tjerët e shmangën për 35 vjet. Tani le të flasin argumentet juridike, jo frika nga shqipja.
SHQIPJA NUK ËSHTË KËRCËNIM PËR DREJTËSINË.
BARAZIA GJUHËSORE ËSHTË ÇËSHTJE DINJITETI DHE E DREJTE.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts