Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Florian Nesimi, analizon shifrat e Bërvenicës: VLEN ndikoi në bashkimin e votave shqiptare
Ballina

Florian Nesimi, analizon shifrat e Bërvenicës: VLEN ndikoi në bashkimin e votave shqiptare

Analisti politik Florian Nesimi ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, duke krahasuar votat e fituara në raundin e dytë të vitit 2025 me ato të këtij viti.

Sipas analizës së tij, kandidati shqiptar këtë vit ka marrë 4.438 vota, përkatësisht 214 më shumë se kandidati shqiptar në raundin e dytë të vitit 2025, i cili kishte siguruar 4.224 vota.

Në anën tjetër, kandidati i VMRO-DPMNE-së këtë vit ka marrë 4.175 vota, ndërsa kandidati i kësaj partie në vitin 2025 kishte siguruar 4.374 vota. Kjo paraqet një rënie prej 199 votash.

Nesimi vlerëson se këto rezultate pasqyrojnë edhe mbështetjen që VLEN i dha kandidatit shqiptar, duke kontribuar në bashkimin e votave shqiptare.

Sipas tij, rezultati në Bërvenicë tregon se mbështetja për një kandidat mund të shtrihet edhe përtej elektoratit të partisë së tij.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts