Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Pas fitores në zgjedhje, Lista Studentore në Serbi paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën
Kosovë

Pas fitores në zgjedhje, Lista Studentore në Serbi paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese e vendit t’i rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.

Ajo iu përgjigj kështu një pyetjeje të televizionit N1, nëse Lista Studentore, e cila erdhi në pushtet në Serbi pas zgjedhjeve të tetorit, do të vazhdojë t’u përmbahet zotimeve që vendi bëri në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përcjell REL.

“Ne ende nuk i kemi marrë detyrat e pushtetit plotësisht dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë është nënshkruar. Por, brenda asaj që do të gjejmë se është arritur ose nënshkruar, do të kërkojmë mundësi: ku dhe si mund të veprojmë, çfarë duhet të rishikojmë. Por, mbi të gjitha, do të ngulim këmbë në respektimin e Kushtetutës dhe ligjshmërisë së Serbisë”, tha ajo.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts