Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Drejtori Zulbeari: ISHP në Tetovë dhe Gostivar, gjatë vitit 2026 pranoi mbi 40 mijë mostra mikrobiologjike dhe rreth 10 mijë analiza sanitare
Ballina

Drejtori Zulbeari: ISHP në Tetovë dhe Gostivar, gjatë vitit 2026 pranoi mbi 40 mijë mostra mikrobiologjike dhe rreth 10 mijë analiza sanitare

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë, Shaqir Zulbeari, ka njoftuar në Facebook, se ky Institut së bashku me Qendrën në Gostivar, kanë pranuar gjatë vitit 2026 mbi 40 mijë mostra biologjike dhe mikrobiologjike, si dhe rreth 10 mijë analiza sanitare, duke kontribuar edhe në kontrollin dhe monitorimin mikrobiologjik të ujit, ushqimit dhe mjedisit.

Postimi i plotë, nga Zulbeari:

“Shëndeti juaj, përkushtimi ynë, çdo ditë!

Departamenti i Mikrobiologjisë – Qendra për Shëndet Publik, Tetovë dhe në Gostivar

Laboratorët e Mikrobiologjisë në Tetovë dhe Gostivar, si pjesë e rrjetit të Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë, me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, kontribuojnë çdo ditë në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik.

Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm të të dy laboratorëve, ofrohen shërbime dhe analiza mikrobiologjike për qytetarët, institucionet shëndetësore dhe profesionistët mjekësorë të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit.

Një rol të veçantë në këtë veprimtari ka Mikrobiologjia Molekulare dhe Diagnostifikimi, e cila mundëson diagnostikimin bashkëkohor të sëmundjeve infektive përmes teknikave moderne molekulare, përfshirë PCR dhe teknologji të tjera të avancuara laboratorike. Këto metoda kontribuojnë në identifikimin e shpejtë dhe të saktë të agjentëve infektivë dhe në mbështetjen e vendimmarrjes klinike.

Rezultate që dëshmojnë përkushtimin tonë – 2026

Gjatë vitit 2026, në kuadër të laboratorëve të Mikrobiologjisë Mjekësore në Tetovë dhe Gostivar, janë pranuar dhe përpunuar mbi:

40.000+ mostra biologjike dhe materiale për analiza mikrobiologjike.

Këto mostra janë pranuar nga:

• Mjekët amë dhe mjekët specialistë nga Tetova dhe Gostivari;
• Spitali Klinik i Tetovës;
• Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit;
• Reparte të ndryshme spitalore dhe institucione të tjera shëndetësore.

Ndërkohë, Sektori i Mikrobiologjisë Sanitare në Tetovë dhe Gostivar ka realizuar së bashku rreth:

10.000 analiza dhe ekzaminime të materialeve sanitare, duke kontribuar në kontrollin dhe monitorimin mikrobiologjik të ujit, ushqimit dhe mjedisit.

Qendra për Shëndet Publik – Tetovë

Profesionalizëm në çdo analizë. Përgjegjësi në çdo rezultat. Përkushtim për shëndetin e të gjithëve!”.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts