Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski takon Albulena Haxhiun: Mund të kontribuojmë për stabilitet dhe integrim më të shpejtë evropian
Ballina

Mickoski takon Albulena Haxhiun: Mund të kontribuojmë për stabilitet dhe integrim më të shpejtë evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

“Sot zhvillova takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal mund të kontribuojmë për stabilitet më të madh, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit”, ka shkruar Mickoski.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts