Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Përkrahim garat e volejbollit për vajza dhe krenohemi me suksesin e volejbollisteve tona
Ballina

Feti Abazi: Përkrahim garat e volejbollit për vajza dhe krenohemi me suksesin e volejbollisteve tona


Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka njoftuar se komuna ka filluar përkrahjen e garave të volebojllit pë vajza, të cilat u organizuan në sallën sportive të fshatit Kamjan. Ai ka potencuar, se vitin e ardhshmë supporti i komunës ndaj këtij sporti, do të rritet edhe më shumë.

Postimi i plotë, nga Feti Abazi:

“Vajzat gjithmonë na bëjnë krenarë!

Sot, në sallën sportive të SHFK “Sabedin Bajrami” në Kamjan, u organizuan garat shkollore të volejbollit për vajza, duke dëshmuar edhe një herë talentin, përkushtimin dhe energjinë e vajzave tona.

Këtë vit, këto gara patën përkrahjen e Komunës së Bogovinës, ndërsa vitin e ardhshëm kjo përkrahje do të rritet edhe më shumë, sepse fëmijët tanë meritojnë gjithë mbështetjen që mund t’u japim!

Krenarë me vajzat tona dhe me çdo hap që bëjnë drejt suksesit!“, ka shkruar, Abazi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts