Një fan page që mbështet Frontin Europian ka publikuar një reagim kritik ndaj Fatmir Limanit, duke pretenduar se pas rezistencës së anëtarësisë brenda BDI-së, ai po kërkon rrugë alternative për t’u rikthyer në skenën politike përmes ndërmjetësimeve në prapaskenë.Në reagimin e publikuar, përmendet edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili sipas fan page-it, mund të jetë emri i përshtatshëm për të ndërmjetësuar në këtë skenar politik.“Politika nuk ndërtohet me pazare të ulëta, ndërmjetësime hileqare dhe anashkalim të vullnetit të anëtarësisë”, thuhet në reagimin e fan page-it, ku përmenden edhe Baloshi dhe Kuqali.Deri më tani, bëhet fjalë për pretendime të publikuara në rrjetet sociale nga një faqe mbështetëse e Frontit Europian.













Comments are closed