Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Komisioni Europian, vlerëson Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, si garancë për të drejtat e shqiptarëve
Ballina

Komisioni Europian, vlerëson Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, si garancë për të drejtat e shqiptarëve

Komisioni Evropian në Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026 e trajton edhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duke e vendosur këtë çështje në agjendën e reformave dhe të garantimit të të drejtave të komuniteteve.

Pas shumë vitesh pritjeje dhe mungesë zgjidhjeje ligjore, çështja po ndërmerr hapa konkret, ndërsa përbën një përpjekje për ta kthyer përfaqësimin e drejtë nga premtim politik në garanci ligjore dhe institucionale.

Ndërkohë, që kjo çështje po trajtohet edhe në raportin e Komisionit Evropian, BDI po kundërshton dhe po bllokon procesin e miratimit të ligjit. Kjo ngre pikëpyetje për qëndrimin e saj ndaj një zgjidhjeje që synon të garantojë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore.

Çështja ka vënë në lëvizje procesin për një garanci ligjore të përfaqësimit të drejtë, ndërsa mbetet që ligji në fjalë të marrë mbështetjen e nevojshme për miratim.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts