Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Izet Mexhiti, për zgjedhjet e parakohshme: Qeveria e fokusuar tek zgjidhjet dhe jo tek zgjedhjet
Ballina

Izet Mexhiti, për zgjedhjet e parakohshme: Qeveria e fokusuar tek zgjidhjet dhe jo tek zgjedhjet

Bashkëkryetari i VLEN Izet Mexhiti, në një deklaratë për media, gjatë një vizite në komunën e Bogovinës, së bashku me bashkëkryetarin Bilall Kasami, ka deklaruar se në komunat shqiptare po ndodh një revolucion, duke filluar prej Korridorit VIII, e deri tek rruga Shkup-Bllacë, përcjell Pollogu.news

Në lidhje me deklaratat nga kampi i VMRO-së, ai është shprehur se, bashkë me partnerin e koalicionit VMRO-DPMN-e, janë të fokusuar tek zgjidhja dhe mbarimi i projekteve, e jo tek zgjedhjet e parakohshme.

Deklarata e plotë, e Izet Mexhitit:

Po ndodh në komunat shqiptare një revolucion. Korridori 8, rruga Shkup–Bllacë dhe shumë projekte të tjera. Kemi marrë 100 milionë euro nga kredia hungareze. Shqiptarët kanë zgjedhur kryetarë komunash të përkushtuar.

Me kryeministrin Mickoski kemi takime të rregullta. Jo gjithmonë mendojmë njëjtë, kemi momente kur kemi përplasje mendimesh. Qeveria ka kapacitet për t’i zgjidhur çështjet e brendshme brenda qeverisë.

Po bëhet evoluimi i eshalonit të tretë.
Jemi fokusuar dhe dakorduar për zgjidhjen e problemeve dhe jo për zgjedhje.
Çështja e Bërvenicës u mbyll, e kemi lënë mbrapa. Nuk është hera e parë kur nuk kemi qëndrime të njëjta. Fokusi është te zgjidhja e problemeve, përmbushja e premtimeve dhe jo te zgjedhjet.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts