Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Haqim Ramadani: Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë
Ballina

Haqim Ramadani: Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë

Ish-kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke uruar fitoren e Arkin Jahijit.

Në një mesazh të publikuar pas përfundimit të procesit zgjedhor, Ramadani theksoi se shumica e qytetarëve e ka përcaktuar rezultatin, ndërsa falënderoi të gjitha partitë politike dhe qytetarët për korrektësinë gjatë procesit.

Ai veçanërisht shprehu mirënjohje për diasporën shqiptare, duke vlerësuar kontributin e saj dhe lidhjen e vazhdueshme me vendlindjen.

“Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë. Falënderoj për korrektësinë të gjitha partitë politike, qytetarët e kësaj komune dhe në veçanti diasporën tonë të dashur, e cila gjithmonë na vjen në ndihmë dhe dëshmon se lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë. Respekt për të gjithë! Urime fitorja!”, ka shkruar Ramadani.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts