Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Bankat në Maqedoni, paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve në fundjavë
Ekonomi

Bankat në Maqedoni, paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve në fundjavë

Gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në sistemet e tyre, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e standardeve të reja në qarkullimin e pagesave në denarë, të cilat fillojnë të zbatohen të hënën, më 9 nëntor, njoftoi Asociacioni i Bankave të Maqedonisë. Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve, bankat paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të përkohshme ose qasje të kufizuar në disa shërbime, veçanërisht në transaksionet e pagesave. Ndërprerjet do të jenë të lidhura me përshtatjet e planifikuara paraprakisht të sistemeve. Siç sqarojnë nga Asociacioni, këto aktivitete vijnë si vazhdim i ndryshimeve të paralajmëruara më herët, të cilat kanë të bëjnë me urdhërpagesat e reja, kodet për qëllimin e pagesës dhe përdorimin e llogarive të pagesave në formatin IBAN.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts