Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Bajram Rexhepi, u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme në Tetovë
Ballina

Bajram Rexhepi, u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme në Tetovë

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për të shtunën, më 11 korrik, në ora 20:00, në Sheshin “Iliria” në Tetovë.

Në mesazhin e tij, Rexhepi thekson se protesta është një reagim kundër, siç shprehet ai, poshtërimit dhe nënçmimit të shqiptarëve, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e tubimit.

“Nuk e durojmë poshtërimin. Nuk e pranojmë nënçmimin. Kur bëhemi bashkë, jemi më të fortë. Shihemi nesër, në ora 20:00, në Sheshin ILIRIA!”, thuhet në videomesazhin e tij.

Ai e ka shoqëruar thirrjen edhe me sloganet #ShqiptarëtNukShfuqizohen, #HistoriaNukAbrogohet dhe #MosELePaDal, duke i bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në protestën e së shtunës.

Comments are closed

Related Posts