Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • “NO COMMENT”, Bilall Kasami reagon për fondet e BE-së, të dedikuara për kanalizimin e Kërçovës
Ballina

“NO COMMENT”, Bilall Kasami reagon për fondet e BE-së, të dedikuara për kanalizimin e Kërçovës


Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me debatet për fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për projektin e kanalizimit në Kërçovë.

Kasami ka publikuar në rrjetet sociale mbishkrimin “NO COMMENT”, duke e shoqëruar me një fotografi të një lajmi ku përcillet deklarata e ambasadorit të BE-së, sipas së cilës thuhet se në dokumentacionin e Bashkimit Evropian figuron se projekti i kanalizimit në Zajaz është i përfunduar.

Postimi i Kasamit vjen në mes të polemikave publike rreth mosrealizimit të këtij projekti dhe përdorimit të fondeve evropiane.

Siç dihet, Bashkimi Evropian ndau disa miliona euro për kanalizimin në Kërçovë dhe Zajaz, por kanalizimi nuk u bë asnjëherë, ndërsa milionat “avulluan”.

Comments are closed

Related Posts