Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”.
Takimi u zhvillua gjatë vizitës së Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se pjesëmarrja në organizime të tilla paraqet mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, sigurimin e përkrahjes për Kosovën dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim.
“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka shkruar ajo përcjell Zhurnal.mk .













Comments are closed