Ju njoftojmë se operacioni i Shërbimit të Zjarrfikësve në fshatin Dobërdoll ka përfunduar me sukses. Vatra e zjarrit është lokalizuar dhe izoluar plotësisht, duke eliminuar çdo rrezik të mëtejshëm për banorët dhe pronat e zonës.
Falënderojmë ekipet tona për ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në menaxhimin e kësaj situate emergjente.
Nisur nga temperaturat e larta, u bëjmë thirrje të gjithë banorëve për kujdes të shtuar. Ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve në hapësira të hapura”, ka kumtuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.















Comments are closed