Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi: Provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i!
Ballina

Azizi: Provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i!

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj paralajmërimit të partisë ZNAM se do të largohet nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Azizi ka thënë se deklaratat e ZNAM-it nuk duhen marrë seriozisht, duke rikujtuar rastin e shkarkimit të Filkovit, për të cilin, sipas tij, kjo parti kishte deklaruar se nuk mund të ndodhte.

Ai ka theksuar se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it.

“Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, ka deklaruar Azizi, duke shtuar se, sipas tij, deklaratat shoviniste nuk mund ta ringjallin një parti që ai e konsideron të vdekur politikisht.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts