Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ahmeti ju bën thirrje shqiptarëve të Luginës, për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin kombëtar shqiptar
Ballina

Ahmeti ju bën thirrje shqiptarëve të Luginës, për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin kombëtar shqiptar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen nesër, më 8 nëntor.

Përmes një mesazhi publik, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin politik dhe institucional të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në votime nuk përbën vetëm ushtrim të së drejtës demokratike, por edhe përgjegjësi për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Ahmeti ka nënvizuar se çdo votë është një zë për dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginë, duke bërë thirrje që qytetarët të mos e humbin mundësinë për të kontribuar në përfaqësimin e tyre institucional. përcjell  Zhurnal.mk .

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts