Gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në sistemet e tyre, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e standardeve të reja në qarkullimin e pagesave në denarë, të cilat fillojnë të zbatohen të hënën, më 9 nëntor, njoftoi Asociacioni i Bankave të Maqedonisë. Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve, bankat paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të përkohshme ose qasje të kufizuar në disa shërbime, veçanërisht në transaksionet e pagesave. Ndërprerjet do të jenë të lidhura me përshtatjet e planifikuara paraprakisht të sistemeve. Siç sqarojnë nga Asociacioni, këto aktivitete vijnë si vazhdim i ndryshimeve të paralajmëruara më herët, të cilat kanë të bëjnë me urdhërpagesat e reja, kodet për qëllimin e pagesës dhe përdorimin e llogarive të pagesave në formatin IBAN.















Comments are closed