Gazetari i showbizit Elton Tozaj, ka ngritur shqetësim te ndjekësit e tij pas publikimit të një fotografie tronditëse në rrjetet sociale, përmes së cilës duket se ka bërë të ditur se është përballur me një tjetër sulm.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory, Tozaj shfaqet me kokën e mbështjellë me fasha, ndërsa në veshjet e tij vërehen njolla gjaku.
Pamja është shoqëruar edhe me një mesazh të fortë, ku gazetari shpreh zemërimin ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas asaj që ka ndodhur.
“Kushdo që e bëri këtë do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot”, ka shkruar ai.
















Comments are closed