Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte, në vlerë mbi 150 milionë denarë
Ballina

Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte, në vlerë mbi 150 milionë denarë

Delegacioni i VLEN-it i udhëhequr nga bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gjatë vizitës në Komunën e Bogovinës ka inspektuar gjashtë lokacione ku po realizohen dhe janë përfunduar projekte infrastrukturore, sportive dhe rekreative me vlerë të përgjithshme mbi 150 milionë denarë.


Nga ndalesat e delegacionit ka qenë fshati Pallçisht, ku nga afër u panë punimet për ndërtimin e shtratit të lumit, projekt ky që synon parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave të tyre.

Sipas Mexhitit, ky investim kap vlerën mbi 40 milionë denarë dhe ka rëndësi të veçantë për uljen e rrezikut nga vërshimet që ndër vite kanë shkaktuar dëme në këtë zonë.

“Gjatë vizitës u evidentuan edhe disa projekte të përfunduara. Në Pirok kanë përfunduar ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferike dhe muri mbrojtës si dhe rikonstruksioni i rrugës Pirok–M4, e njohur si “Rruga e Jurisë”. Ndërkaq, në Kallnik ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës lokale”, ka thënë Mexhiti.


Delegacioni vizitoi edhe projektet sportive dhe rekreative. Salla sportive në Bogovinë është drejt përfundimit, ndërsa në Zherovjan kanë nisur punimet për rikonstruksionin e sallës së sportit. Në Pirok, ndërkaq, po vazhdojnë punimet në fushën sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë.

Mexhiti theksoi se gjatë vizitës u panë nga afër rezultatet e investimeve, por edhe punët që mbeten për t’u përfunduar, duke nënvizuar përgjegjësinë e komunës dhe ministrive përkatëse që projektet të realizohen sipas standardeve dhe cilësisë së kërkuar.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts