Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abazi, Mexhiti dhe Kasami, përurojnë nesër rrugën e Jurisë në Pirok dhe rrugën lokale në Kallnik
Ballina

Abazi, Mexhiti dhe Kasami, përurojnë nesër rrugën e Jurisë në Pirok dhe rrugën lokale në Kallnik

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00, do i pres në vizitë bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin. Arsyeja e vizitës sipas Abazit, është inagurimi i dy projekteve infrastrukturore, të cilat janë: Rruga e Jurisë në fshatin Pirok dhe rruga lokale në fshatin Kallnik.

Njoftimi i plotë, nga Feti Abazi:

“KOMUNA E BOGOVINËS
Ftesë
Të nderuar,
Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi, ka nderin t’ju ftojë në hapjen solemne të Rrugës së Jurisë në Pirok dhe të rrugës lokale në Kallnik.
5 nëntor 2026 (e enjte)
Ora: 11:00
Vizitë në projekte:
Rruga e Jurisë, Pirok
Rruga lokale, Kallnik
Me pjesëmarrjen e tyre do të na nderojnë edhe bashkëkryetarët e VLEN-it, z. Izet Mexhiti dhe z. Bilall Kasami.
Bashkëngjitur gjeni agjendën e plotë të ngjarjes“.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts