Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Izet Mexhiti: Dibra ka mbështetjen tonë, për investime dhe zhvillim ekonomik
Ballina

Izet Mexhiti: Dibra ka mbështetjen tonë, për investime dhe zhvillim ekonomik

Takimi i Izet Mexhitit me kryetarin e Dibrës, Fisnik Mela, dhe përfaqësues të tjerë.
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një vizitë në Dibër, ku së bashku me përfaqësues të pushtetit qendror, ministra, zëvendësministra dhe deputetë, është takuar me kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela. Në takim janë diskutuar projektet në realizim dhe investimet që i nevojiten komunës.

Sipas Mexhitit, vëmendja është përqendruar tek infrastruktura në qytet dhe në fshatra, zhvillimi i turizmit e i blegtorisë, potenciali i Liqenit të Dibrës, si dhe mundësitë e përfshirjes së diasporës në zhvillimin ekonomik.


Ai ka theksuar se nevojat e komunave kërkojnë angazhim edhe nga pushteti qendror, ndërsa qëllimi i vizitës është të shihet nga afër ecuria e projekteve, pengesat dhe hapat e përbashkët për t’i çuar ato përpara.

“Fisniku dhe qytetarët e Dibrës e kanë mbështetjen tonë për investimet që përmirësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë mundësi të reja pune”, ka deklaruar Mexhiti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts