Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partie
Ballina

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partie

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i ka uruar Arkin Jahijit marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe të mbarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se kryetari i ri duhet t’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie partiake, fetare apo etnike.

“Qytetari ka gjithmonë të drejtë, pavarësisht motiveve me të cilat gjykojnë. Kjo duhet respektuar”, ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar gjithashtu se VLEN-i, si pjesë e koalicionit qeverisës, do të jetë pranë qytetarëve të Bërvenicës për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të Qeverisë.

“Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, ka përfunduar Kasami.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts