“Koordinim i Shkëlqyer dhe Ndërhyrje e Sukseshme në Fshatin Miletinë
Bashkëpunimi në terren shton sigurinë! Pas një koordinimi të shpejtë dhe në partneritet të plotë me Stacionin e Zjarrfikësve të Tetovës, ekipet tona intervenuan me sukses në fshatin Miletinë.
Falë punës së përbashkët, profesionalizmit të lartë dhe reagimit të shpejtë nga të dyja stacionet, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht në kohë rekorde, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme. Përgëzime të gjithë zjarrfikësve në terren për gatishmërinë dhe sinkronizimin e shkëlqyer!”, ka kumtuar në Facebook, faqja e Zjarfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.















Comments are closed