Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Afrim Gashi: Reagimi im për Hashim Thaçin është personal, Kuvendi duhet të zhbllokohet
Ballina

Afrim Gashi: Reagimi im për Hashim Thaçin është personal, Kuvendi duhet të zhbllokohet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka sqaruar se qëndrimi i tij i shprehur pas vendimit të Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së është personal dhe nuk përfaqëson institucionin e Kuvendit. Ai theksoi se si qytetar dhe politikan ka të drejtë për privatësi dhe opinion, duke shtuar se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi mbeten pjesë e lavdishme e historisë dhe çlirimtarë të Kosovës.

Lidhur me punën e Kuvendit, Gashi u ndal te sfidat për sigurimin e shumicës së Badenterit, duke theksuar se bllokadat duhet të kapërcehen përmes dialogut demokratik. Ai informoi se për 29 shtator është caktuar seanca ku do të shqyrtohen 10 projekt-ligje me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu, gjatë koordinimit me grupet parlamentare u diskutua për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa seanca për pyetje parlamentare u caktua për 24 shtator pas harmonizimit me kryeministrin. Gashi njoftoi se ligji për pagën minimale pritet të dalë para deputetëve në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa po shqyrtohen edhe hapat për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts