Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Technology
  • Vizioni M, shpërndanë certifikatat e programimit C++, në Tetovë
Lajmi i Fundit

Vizioni M, shpërndanë certifikatat e programimit C++, në Tetovë

U shpërndanë certifikatat për kursistët e Programimit në C++ në Tetovë

Në Tetovë u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses kursin e Programimit në C++.

Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe praktike në programim, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme në fushën e teknologjisë informative dhe duke krijuar një bazë të fortë për avancimin e tyre të mëtejshëm.

I përgëzojmë të gjithë kursistët për përkushtimin, disiplinën dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë periudhës së kursit. Urojmë që njohuritë e fituara t’u shërbejnë si një hap i rëndësishëm drejt suksesit në studime dhe në karrierën e tyre profesionale.

Mirënjohje të veçantë i shprehim profesorit Burim Baftijari për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në realizimin me sukses të këtij kursi.

Dija është çelësi i zhvillimit dhe investimi më i vlefshëm për të ardhmen”, ka njoftuar shoqata “Vizioni M”, në Facebook.

Comments are closed

Related Posts