Deputeti i VLEN Adnan Azizi, mes debatit të sotëm në Kuvend mes qeverisë dhe opozitës, se kush e solli bankën serbe në Maqedoni, ka deklaruar para gazetarëve se bankën serbe e ka sjellur qeveria LSDM-BDI me një vendim të vitit 2023, duke akuzuar drejpërdrejtë ish-ministrin e Financave të asaj kohe nga BDI, Fatmir Besimin.
Më pas nga VLEN, kanë shpalosur edhe një dokument mbi të cilin i mbështesin akuzat e tyre, ndaj Fatmor Besimit.

Debati në Kuvend, u pasqyrua edhe me përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së, ku Hristijan Mickoski, u shpreh se Alta Bankën e kishte sjellur qeveria LSDM-BDI, me një vendim qeveritar të vitit 2023. Ndërsa, Venko Filipçe përmes një press-konference, deklaroi se vendimi i vitit 2023 për këtë bankë, ishte një konkluzion për angazhimin e Avokaturës Shtetërore, me qëllim që të komunikonte me institucionet serbe.















Comments are closed