Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • U plagos në sy gjatë protestës në Tiranë, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin e dytë në Itali: Shpresoj të rikthej dritën!
Lajmi i Fundit

U plagos në sy gjatë protestës në Tiranë, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin e dytë në Itali: Shpresoj të rikthej dritën!

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali. Megjithatë, beteja e tij për të rifituar shikimin nuk ka përfunduar, pasi javën e ardhshme pritet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, i cili mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

Pas dëmtimit të rëndë të pësuar gjatë protestës, i riu po merr trajtim të specializuar në Itali, ku mjekët po përpiqen të rikuperojnë dëmtimet në syrin e tij. Ndërhyrja e zhvilluar këtë të mërkurë ka përfunduar me sukses, por mbetet ende e paqartë nëse Vishkulli do të arrijë ta rifitojë shikimin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 28-vjeçari, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit vështirësitë e përballuara dhe shpresën se operacioni i ardhshëm do t’i japë mundësinë të shohë sërish.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja vazhdon. Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë. Zoti më dhëntë forcë dhe u bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan Vishkulli.

Rasti i tij është një nga pasojat më të rënda të raportuara nga protestat në kryeqytet, ndërsa dëmtimi në sy ka bërë të nevojshme disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtim të vazhdueshëm jashtë vendit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts