“Perandori”, emri i cili i atribohet Adrianos, është shfaqur sërish duke dhuruar “show”, ashtu siç bënte dikur me fanelën e Interit dhe Brazilit, por kësaj radhe jo më në fushën e blertë.
Tashmë në moshën 44-vjeçare, Adriano është filmuar teksa realizonte “magji” me topin në rrugët e Brazilit. Pavarësisht se vitet ikin, legjenda ende i ruan reflekset. Adriano dominoi futbollin italian me Interin për shumë sezone radhazi, e përkthyer me 4 kampionate, 3 Superkupa dhe 2 Kupa të Italisë.
Vetëm Champions League i mungoi për të kompletuar palmaresin te zikaltërit. Për sa i takon me përfaqësuesen e Brazilit, ish-sulmuesi fitoi Kupën e Amerikës në 2004 dhe Kupën e Konfederatës, 2005 (27 gola dhe 5 asiste në 48 prezenca me Brazilin).
Video, në linkun e mëposhtëm:














Comments are closed