Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Venera Azizi: Kampusi i UNT-së po merr formë, eskavatorët në terren, investimi mbi 40 milionë euro
Ballina

Venera Azizi: Kampusi i UNT-së po merr formë, eskavatorët në terren, investimi mbi 40 milionë euro

Ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup po ecë me hapa të shpejtë. Dy objektet e para tashmë kanë arritur deri në katin e tretë, ndërsa punimet në terren po vazhdojnë me intensitet të lartë.


Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, përmes një video-mesazhi nga kantieri i ndërtimit, ka njoftuar për ecurinë e punimeve, duke theksuar se kampusi i ri po merr gjithnjë e më shumë formë.



“Bagerat janë këtu dhe punimet vazhdojnë. Ky kantier gjithnjë e më shumë po merr formë. Me mjetet e ndara nga kjo Qeveri, po ndërtohet një kampus modern, ndërsa investimi në të gjitha fazat parashihet të arrijë mbi 40 milionë euro”, ka deklaruar Azizi.



Kampusi i ri universitar parashihet të përfshijë amfiteatro moderne, biblioteka digjitale, laboratorë kërkimorë dhe hapësira sportive, duke krijuar kushte më të mira për studentët dhe stafin akademik.



Azizi ka theksuar mes tjerash se është një ndjesi e veçantë ta nisësh javën pranë një kantieri ku po ndërtohet e ardhmja e të rinjve, duke nënvizuar rëndësinë e këtij investimi për arsimin e lartë dhe zhvillimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.



“Mezi presim studentët t’i shohim duke hyrë këtu me libra në dorë dhe plotë shpresë”, ka thënë në mesazhin e saj zëdhënësja Azizi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts