Donald Trump kërcënoi dje se nuk do të lejonte hapjen e një ure në ndërtim e sipër që do të lidhë Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendi i tij duhet të zotërojë “të paktën gjysmën” e infrastrukturës, raporton CNN.
“Nuk do të lejoj që kjo urë të hapet derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që i kemi dhënë (Kanadasë) dhe gjithashtu derisa Kanadaja t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara në mënyrë të drejtë dhe me respektin që meritojmë”, tha presidenti amerikan në Twitter.

Фебруари е најдобар за простатата! Обновата е 75% побрза
“Do të fillojmë negociatat menjëherë”, shtoi ai, duke shkruar fjalën e fundit me shkronjë të madhe, siç bën zakonisht për theksim.
“Me gjithçka që u dhamë, ne duhet të zotërojmë ndoshta të paktën gjysmën e atij burimi”, këmbënguli Donald Trump.
Ura, e cila është ende në ndërtim e sipër mbi lumin Detroit, do të lidhë qytetin me të njëjtin emër në Michigan me qytetin kanadez të Windsor (Ontario).













Comments are closed