Postimi i plotë nga drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Amet Imeri.
“Aktivitetet e planifikuara me UNDP-në për periudhën 2026–2027 përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore lokale. Me nënshkrimin e Aneksit të marrëveshjes së bashkëpunimit me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigoryan, konfirmojmë vazhdimësinë dhe thellimin e partneritetit të orientuar drejt zhvillimit rajonal të barabartë dhe gjithëpërfshirës.
Projekti “Komunat si nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm”, i mbështetur financiarisht nga Byroja për Zhvillim Rajonal dhe i zbatuar nga UNDP, mbetet një instrument kyç për forcimin e kapaciteteve të komunave dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të gjithë vendin”, ka përfunduar Imeri.















Comments are closed