Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë, sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha
Lajmi i Fundit

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë, sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk është kundër protestave të dhunshme dhe i mbështet nëse udhëhiqen nga populli, e jo nga partitë politike.

Në një intervistë për “Frontline” në Report Tv, Spahiu u shpreh se PD është e paaftë ta ngrejë të gjithë popullin.

Spahiu shtoi se Chris LaCivita, i cili shërbeu si konsulent i PD në zgjedhjet e 11 majit 2205, duhet t’i kthejë paratë mbrapsht Sali Berishës, sepse ky i fundit mbeti sërish non grata dhe kryeministri Edi Rama shkoi në Uashington, në Bordin e Paqes.

“Nesër kemi një protestë. Unë kam katër argumenta për protestën, nuk jam kundër protestave të dhunshme, por kjo nuk është protestë popullore. Në gjithë botën ka protesta të dhunshme kur bën populli, në mënyrë masive. Opozita është e paaftë që të ngrejë gjithë popullin, të fusë në grevë universitetet, shkollat, bashkitë, administratat, portet, aeroportet, këtë nuk e bën dot. PD mbush disa autobusë, paguan sanduiçët që të vijnë rrugës. E treta, janë të papërgatitur edhe këta që thërrasin, përdorin dhunë fizike, jo mjete të dhunshme. Nuk shoh njerëz që përleshen me policinë me grushte, janë 20 veta me maska, që hedhin nga larg shishe me benzinë. Kjo tregon që nuk ke njerëz të përgatitur, që të jenë të gatshëm, që për urrejtjen që kanë për këtë pushtet, të përplasen dhe të sakrifikojnë. E katërta, në asnjë vend të botës, një protestë e dhunshme nuk bëhet gjatë fjalimit. Kjo është e papranueshme, kjo është dhunë e organizuar. E pesta, i bie që nesër këta t’i kërkojnë paratë mbrapsht LaCivita, paguan miliona euro për të izoluar Edi Ramën për të mos shkuar në Uashington, këtyre u ra kauza. LaCivita i bie të kthejë paratë mbrapsht”, theksoi Spahiu.

Comments are closed

Related Posts