Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN ngre hipotezën e një marrëveshje mes Grubit dhe Prokurorisë: Kush i propozoi marrëveshje?
Ballina

VLEN ngre hipotezën e një marrëveshje mes Grubit dhe Prokurorisë: Kush i propozoi marrëveshje?

Pas seancës së parë gjyqësore ndaj Artan Grubit, zhvilluar dje, VLEN thotë se po shfaqen gjithnjë e më shumë pikëpyetje për zhvillimet prapa skenës dhe për tentativat që çështja të përmbyllet përmes një marrëveshjeje me Prokurorinë.

Sipas këtij subjekti, Grubi dyshohet se është bindur të arrijë një marrëveshje me Prokurorinë, të pranojë fajin dhe të përfitojë një dënim dukshëm më të butë. Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje do t’i jepte fund synimeve të tij për të marrë drejtimin e BDI-së.

VLEN pretendon se Ali Ahmeti e ka konsideruar procesin gjyqësor tepër të rrezikshëm, pasi temperamenti i Grubit mund t’i dëmtojë rejtingun BDI-së përmes paraqitjeve në media. Sipas burimeve të cituara prej tyre, Grubi kishte planifikuar tashmë intervista, duke besuar se nuk do të përballej me aktakuzë, por më pas kishte pësuar një zhgënjim të pakëndshëm. Zgjatja e arrestit shtëpiak, thuhet më tej, përbën një presion shtesë që ai të pranojë marrëveshje para nisjes së gjykimit.

Në deklaratën e VLEN-it përmendet edhe përbërja e ekipeve mbrojtëse. Avokatët e shumicës së të akuzuarve në këtë rast, sipas tyre, janë figura të sistemit të drejtësisë që kanë vepruar gjatë periudhës së Gruevskit dhe Mijallkovit. VLEN e sheh këtë si tregues se në BDI është hequr dorë nga kujdesi dhe se po përdoren të gjitha mjetet. Ndërkohë, sipas tyre, mbetet e paqartë arsyeja pse nuk është siguruar prania e bashkëpunëtorit të parë të Grubit, Perparim Bajramit.

VLEN ngre gjithashtu dyshimin nëse, përmes rikualifikimit të veprës penale, Ali Ahmetit po i përcillet mesazhi se veprimet e tij të dyshimta do të përballen me kundërpërgjigje. Sipas këtij subjekti, as Bujar Osmani nuk ka qenë plotësisht i kënaqur, pasi në adresa të caktuara ndërkombëtare është kuptuar prapavija e brifingjeve të tij. VLEN përfundon se ditët e vështira sapo kanë nisur për politbyronë mafioze të BDI-së.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts