Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Arrestohet për drogë, ish-kandidati i VV-së për Kuvendin e Prishtinës
Kosovë

Arrestohet për drogë, ish-kandidati i VV-së për Kuvendin e Prishtinës

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Kushtrim Ramdani, raportohet është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të para, Ramadani dyshohet se shfrytëzonte biznesin e tij për blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, të llojit kokainë, raporton Paparaci.

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në lokalin e tij janë konfiskuar 4 gramë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë dhe një revole.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë,  dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Ramadani ka qenë edhe në krye të tifo-grupit “Plisat”.

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Comments are closed

Related Posts