Doktori anesteziolog Valton Dervishi, i njohur për rastin e incizimeve dhe transmetimeve LIVE të pacienteve dhe kolegeve nga repartit i gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, rikthehet në punë pas vendimeve të reja gjyqësore.
Doktori anesteziolog Valton Dervishi, i njohur për rastin e incizimeve dhe transmetimeve LIVE të pacienteve dhe kolegeve nga repartit i gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, rikthehet në punë pas vendimeve të reja gjyqësore.
Rasti që para tre vitesh u prezantua si shembull i reagimit institucional ndaj shkeljeve serioze në shëndetësi, përfundoi me uljen e dënimit nga 15 muaj burg në 3 muaj burg dhe 250 euro gjobë, ndërsa doktorit nuk iu shqiptua masë ndalimi për ushtrim të profesionit.
Sipas hulumtimit të IRL, gjatë procedurës janë zhvilluar rigjykime, rikualifikime të veprave penale dhe janë dorëzuar deklarata noteriale nga disa prej pacienteve dhe kolegeve të incizuara, të cilat kanë hequr dorë nga ndjekja penale dhe kërkesa për dëmshpërblim.
Në raportim thuhet gjithashtu se prokurori Bashkim Hiseni nuk kishte marrë deklaratë nga pacientja e dëmtuar, por nga bashkëshorti i saj, ndërsa në procedurën e përsëritur veprat penale janë rikualifikuar në forma më të lehta, duke mundësuar shqiptimin e një dënimi më të ulët.
Gjykata Themelore në Tetovë dhe Gjykata e Apelit në Gostivar kanë vendosur në favor të rikthimit të tij në marrëdhënie pune, ndërsa Oda e Mjekëve deklaron se aktualisht nuk ekziston bazë ligjore për t’ia marrë licencën për punë, pasi procedura disiplinore ende nuk ka përfunduar me vendim të formës së prerë.
Rasti ka hapur debat publik mbi funksionimin e sistemit gjyqësor dhe institucional në trajtimin e rasteve që lidhen me privatësinë, etikën profesionale dhe mbrojtjen e pacientëve në institucionet shëndetësore.















Comments are closed