Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Rriten pagat në Komunën e Tetovës, 7% më shumë për tre vite me radhë
Ballina

Rriten pagat në Komunën e Tetovës, 7% më shumë për tre vite me radhë

Komuna e Tetovës dhe Sindikata e Punëtorëve kanë nënshkruar marrëveshje për rritjen e pagave të administratës komunale.

Sipas marrëveshjes, duke filluar nga muaji i ardhshëm, paga bazë e të punësuarve në administratë do të rritet për 7%, ndërsa kjo rritje do të vazhdojë për tre vite me radhë.

Nga Komuna theksojnë se ky vendim është në funksion të përmirësimit të kushteve për punonjësit dhe motivimit të administratës komunale, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tyre të përditshme.

Përfaqësuesit e komunës dhe të sindikatës vlerësuan se bashkëpunimi institucional mbetet kyç për avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punëtorëve.

Comments are closed

Related Posts