Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickovski i lut studentët të kenë durim për provimin e jurisprudencës: “Shumë shpejtë, do prezantojmë zgjidhje”
Ballina

Mickovski i lut studentët të kenë durim për provimin e jurisprudencës: “Shumë shpejtë, do prezantojmë zgjidhje”

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar paralajmërimin e studentëve për protesta më 18 maj, përcjell TV21, shkruan Pollogu.news. Mickoski tha se të njëjtit duhet të kenë durim dhe se së shpejti do të propozohet zgjidhje për kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

“Është çështje për të cilën ne si qeveri punojmë. Jam i bindur që shumë shpejtë do të dalim me propozim zgjidhje. Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe sipas standardeve ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan të jemi shtet që është përparues, shtet që ka reforma, por duan që në shtet të ketë konflikt, trazira, protesta, etj, por të njëjtit kanë pasur mundësi më shumës e 20 vjet për ta zgjidhin këtë çështje”, tha mes tjerash Mickoski.

Comments are closed

Related Posts