Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ministri Hoxha do të organizojë debat publik për lejen e USJE
Lajmi i Fundit

Ministri Hoxha do të organizojë debat publik për lejen e USJE

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, respekton dhe mbështet çdo protestë paqësore si një e drejtë demokratike e qytetarëve dhe mbetet i përkushtuar për forcimin e transparencës dhe hapjes së institucionit.

Në këtë drejtim, siç është paralajmëruar tashmë para mediave, Ministria do të organizojë një debat publik për procedurën e rinovimit të lejes për USJE, për të cilën tashmë është paraqitur kërkesë. Në debat do të ftohen të gjitha palët e interesuara, përfshirë përfaqësues të organizatave dhe iniciativave qytetare si dhe të ekpertëve. Ne besojmë se kontributi thelbësor arrihet përmes një dialogu të hapur dhe të argumentuar brenda kornizave institucionale.

Sektori civil është një partner i rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pikërisht përmes proceseve transparente mund të ndërtohet besimi në institucione dhe të sigurohen zgjidhje të qëndrueshme në interes të qytetarëve.

Comments are closed

Related Posts