Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Lajmi i Fundit

Gashi takohet me Haxhiev

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), Asaf Haxhiev.
Në takim, Kryetari Gashi tha se vizita e tij është një mundësi e rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizatës. U theksua se anëtarësimi i Kuvendit në PABSEK konsiderohet përcaktim i rëndësishëm strategjik i vendit, i cili kontribuon në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal parlamentar.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet aktuale të PABSEK-ut dhe mbi sfidat dhe perspektivat aktuale të bashkëpunimit rajonal.
Kryetari Gashi e konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për të vazhduar të kontribuojë në mënyrë aktive në punën e PABSEK-ut dhe theksoi vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për të avancuar bashkëpunimin parlamentar, zhvillimin ekonomik dhe reformat juridike në rajon.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se ka hapësirë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe PABSEK-ut.

Comments are closed

Related Posts