“Sot kemi nisur ndërtimin e rrugës lokale që lidh vendbanimin Bogovinë me vendbanimin Sellarcë”, ka njoftuar në rrjetet sociale, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ai ka theksuar, se nga kanë derivuar financat e këtij projekti.
“Ky projekt, i financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqëson një investim të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e bujqësisë, duke pasur parasysh se rruga kalon nëpër fushat bujqësore të fshatit Bogovinë.
Projekti parasheh ndërtimin e rrugës së shoqëruar me kanale kulluese nga të dyja anët, të cilat do të kontribuojnë në funksionalitetin më të mirë të infrastrukturës dhe në lehtësimin e qasjes drejt tokave bujqësore.
Ky projekt është vetëm një ndër projektet që pritet të nisin shumë shpejt në Komunën tonë, në kuadër të angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal”, ka përfunduar, Abazi.















Comments are closed