Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kurti: Shpresoj që pushteti i ri në Serbi, ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës
Kosovë

Kurti: Shpresoj që pushteti i ri në Serbi, ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se shpreson që Serbia do ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës si shtet i pavarur për t’i hapur rrugën normalizimit të plotë të marrëdhënieve fqinjësore, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e javës së kaluar, duke e rrëzuar nga pushteti partinë e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në një mbledhje të partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se “ne e dimë kush e ka humbur pushtetin në Serbi, si rezultat i këtyre zgjedhjeve, por ende nuk e dimë saktë kush e ka fituar atë”.

“Shpresojmë që ky ndryshim politik të shoqërohet edhe me ndryshimin pozitiv të qasjes së Beogradit zyrtar ndaj Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si komunitet i diskriminuar”, ka thënë Kurti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts