Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për Jurisprudencën
Ballina

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për Jurisprudencën

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në për keqpërdorim të parimit të Badinterit, pasi kjo parti ka paralajmëruar bllokimin e Ligjit për provimin e jurisprudencës në Kuvend.

Në një reagim publik, Mexhiti ka theksuar se Badinteri është mekanizëm kushtetues i dalë nga Marrëveshja e Ohrit, i ndërtuar për të mbrojtur shqiptarët nga majorizimi dhe jo për t’u përdorur në përplasje partiake mes subjekteve politike shqiptare.


“Parimi i Badinterit nuk është mekanizëm i ndërtuar që shqiptari ta bllokojë shqiptarin. Badinteri nuk është instrument për gara partiake mes partive shqiptare”, ka shkruar Mexhiti.


Ai ka paralajmëruar se keqpërdorimi i votimit të dyfishtë për interesa partiake mund të krijojë precedentë të rrezikshëm edhe në të ardhmen, duke hapur rrugë për manipulimin e këtij mekanizmi dhe mbivotimin e shqiptarëve.


Mexhiti ka vlerësuar se është e papranueshme që Badinteri të përdoret për të bllokuar një ligj që, sipas tij, avancon të drejtat e shqiptarëve dhe u mundëson studentëve shqiptarë, për herë të parë në historinë e vendit, ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts