Mevlan Ademi, një nga iniciatorët e kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili tha se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase.
Ademi, përmes një reagimi, ka kritikuar ashpër politikanët që kundërshtojnë kërkesën për provimin në gjuhën shqipe, duke i quajtur ata “pseudo-nacionalistë” dhe duke vënë në pikëpyetje njohjen e tyre të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
“Ka ardhur koha që politikanët e kastës së vjetër, pseudo-nacionalistët, të ikin pas shokut të tyre Vuçiq! Nuk e di a e lexojnë ende Kushtetutën e Jugosllavisë, por një gjë është e sigurt, definitivisht nuk e lexojnë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Ademi.















Comments are closed