MPB njofton se me datë 11.03.2026, në ora 19:55, në SPB Tetovë është denoncuar se te mbikalimi i Treboshit në Tetovë, një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.XH. (48) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka dalë jashtë rrugës.
Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy pasagjere, H.XH. dhe L.XH. nga fshati Vrapçisht, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.















Comments are closed