Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, mirëpret ambasadorin e Austrisë:
    “Diskutuam për dy kamionët e dhuruar dhe bashkëpunimet e ardhshme”
Ballina

Feti Abazi, mirëpret ambasadorin e Austrisë:
“Diskutuam për dy kamionët e dhuruar dhe bashkëpunimet e ardhshme”


Kreu i komunës Feti Abazi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në vend, Martin Pammer.

Përpos që është diskutuar në takim, për dy kamionët e dhuruar donacion për Njësitin e Zjarrfikësve, si dhe rinovimin e tualeteve në Novo Sellë, fokusi i takimit ka qenë vazhdimi i bashkëpunimit strategjik me shtetin austriak, për projektet e ardhshme.

Ndër të tjera, kreu i komunës ka shkruar në FB:

Mirëpritëm në Komunën e Bogovinës Ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer.

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer, me të cilin zhvilluam një takim shumë miqësor dhe konstruktiv.

Biseduam për projektet që po realizohen me mbështetjen e partnerëve tanë austriakë, përfshirë donacionin e dy kamionëve dhe pajisjeve për Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve, pajisjet shtesë për shërbimet komunale, si dhe projektin për rikonstruktimin e tualeteve në shkollën fillore në Novo Sellë.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Austrisë dhe për kontributin e saj të çmuar në zhvillimin e Komunës së Bogovinës. Njëkohësisht, e sigurova ambasadorin se partneriteti dhe miqësia jonë do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen, përmes projekteve konkrete në dobi të qytetarëve tanë.

Komuna e Bogovinës e vlerëson lartë bashkëpunimin me Republikën e Austrisë dhe mbetet e përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet strategjik edhe në vitet që vijnë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts