Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Dënime të rënda ndaj tre anëtarëve të grupit “Bellanoca”, për vrasjen e Orhan Bajramit
Kronika e Zezë

Dënime të rënda ndaj tre anëtarëve të grupit “Bellanoca”, për vrasjen e Orhan Bajramit

Tre anëtarë të grupit kriminal “Bellanoca” janë dënuar sot me dënime të larta me burg për disa vepra penale, njoftoi televizioni Telma.

Sipas informacioneve, njëri prej tyre u dënua me 20 vjet burgim, ndërsa një tjetër me 11 vjet burgim për bashkim kriminal të ndërlidhur me vrasjen e Orhan Bajramit, liderit të klanit rival të drogës “Duqanjik/Gërçec”, si dhe për vrasjen në Rrugën e Plastikave ku humbi jetën 29-vjeçari Amar Ismani, këngëtar i ri dhe bloger.

I akuzuari i tretë është dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale të gjobvënies (izndudhës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts