Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka inspektuar punimet e projekteve, që janë në ndërtim e sipër, në fshatrat Sellarcë, Pallçisht, Kallnik, Pirok dhe Novosellë.
Postimi i plotë nga Abazi, në FB:
“INVESTIMET DHE PUNIME NË TERREN NË KOMUNËN E BOGOVINËS
Sot zhvilluam një vizitë në terren për të parë nga afër dinamikën dhe progresin e projekteve që po realizohen në disa vendbanime të Komunës së Bogovinës. Punët po vazhdojnë me intensitet dhe me fokus në përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Sellarcë – Me mbështetjen e Komunës, banorët kanë vendosur bekaton për zgjerimin e hapësirës së parkingut pranë shkollës.
Pallçisht – Punimet për rregullimin e shtratit të lumit po zhvillohen me intensitet. Nga vizita në terren, punimet po ecin mirë dhe po realizohen në mënyrë cilësore.
Kallnik – Po kryhen ndërhyrjet e nevojshme nëntokësore, përfshirë instalimin e gypit të ri të ujësjellësit dhe gypave për ujërat atmosferike, para fillimit të asfaltimit.
Pirok – rruga e Jurisë – Po bëhen përgatitjet e fundit para asfaltimit, i cili është planifikuar të fillojë nesër.
Novo Sellë– Po largohet betoni i vjetër për të krijuar hapësirë dhe kushte më të mira në oborrin e shkollës, për instalimin e tualeteve të reja dhe krijimin e hapësirave për aktivitetet e nxënësve.
Punë konkrete, në çdo vendbanim“, ka shkruar Abazi.















Comments are closed