Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Dimitrievski pas reagimeve të VLEN-it, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës
Ballina

Dimitrievski pas reagimeve të VLEN-it, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.

Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.

Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts